Kosova në mesin e 20 vendeve që nuk kanë luajtur asnjëherë në Kampionatin Evropian

Maqedonia dhe Finlanda do të jenë debutuese në Kampionatin Evropian që në vitin e ardhshëm do të mbahet në 12 qytete të Evropës.

Sport

13/11/2020 14:37

Kombëtarja e Kosovës është në mesin e 20 ekipeve kombëtare që nuk kanë luajtur asnjëherë në Kampionat Evropian.

Dardanët ishin afër të bënin historinë për të fituar një vend në ‘EURO2020’, por nuk arritën të fitonin gjysmëfinalen e Play Off të Ligës së Kombeve ndaj Maqedonisë së Veriut.

Maqedonia e Veriut, pasi mposhti Kosovën, të njëjtën gjë bëri edhe ndaj Gjeorgjisë, për një vend në Kampionatin Evropian.

Në anën tjetër, Finlanda një vend në Evropian siguroi përmes kualifikueseve të rregullta, duke u renditur në vendin  dytë në grup, pas Italisë, e para Bosnjës, Armenisë, Greqisë dhe Lihtenshtajnit.

Përveç Kosovës, ekipe si Andorra, Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Bosnja, Qipro, Estonia, Ishujt Faroe, Gjeorgjia, Gjibraltari, Izraeli, Kazakistani, Lihtenshtajni, Lituani, Luksemburgu, Malta, Moldavia, Mali i Zi dhe San Marino, janë kombëtaret që nuk kanë luajtur asnjëherë në Kampionatin Evropian./Lajmi.net/