Kosova mëson kundërshtarin e play off-it në Ligën e Kombeve

Kombëtarja e Kosovës në futboll do të luajë kundër Islandës, në ndeshjen e “play-off”-it për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve. Një gjë e tillë u vendos sot në shortin e tërhequr në selinë e UEFA-s në Nion. Të pranishëm në ceremoninë e shortit ishin presidenti i FFK-së Agim Ademi dhe përzgjedhësi Franco…

Sport

22/11/2024 12:58

Kombëtarja e Kosovës në futboll do të luajë kundër Islandës, në ndeshjen e “play-off”-it për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Një gjë e tillë u vendos sot në shortin e tërhequr në selinë e UEFA-s në Nion.

Të pranishëm në ceremoninë e shortit ishin presidenti i FFK-së Agim Ademi dhe përzgjedhësi Franco Foda.

Ndeshjet e “play-off”-it zhvillohen në mars të vitit të ardhshëm. Kosova dhe Islanda janë takuar edhe më parë, në ciklin kualifikues të Botërorit 2018.