Kosova kundër Serbisë

Përfaqësuesja U-19 e Kosovës për femra në hendboll do të luajë kundër Serbisë në kuadër të grupit për kualifikime në Kampionatin evropian 2015.

Sport

19/09/2014 19:29

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll për femra në grupmoshën U-19 do të luajë kundër Serbisë në kualifikime për Kampionatin evropian 2015.

Shorti i tërhequr sot në Dublin përcaktoi kundërshtarët e Kosovës që përveç Serbisë do të jenë edhe Rumania e Sllovakia.

Në fakt, pjesëmarrja e Kosovës në kualifikime do të konfirmohet vetëm pas vendimit të kongresit që pritet të miratojë pranimin e Kosovës me të drejta të plota në Federatën Evropiane të Hendbollit.

Fushata kualifikuese do të zhvillohet më 17-19 prill 2015 kurse Evropiani do të jetë nga 23 korriku deri më 2 gusht 2015.