Kosova kundër Messit?
Kosova është duke kërkuar një kundërshtar të ri për një miqësore në shtator. Dhe, në opsion është edhe ballafaqimi me Argjentinën e Lionel Messit.
Sport
Kosova mund të ndeshet me Argjentinën e Lionel Messit në një miqësore në muajin shtator.
Burime të Kosova Press brenda FFK-së kanë njoftuar se Argjentina, Zvicra dhe Meksika janë tri opsionet kryesore për t’u ndeshur me ekipin e selektorit Albert Bunjaki në miqësoren e shtatorit.
“Është duke u kërkuar një kundërshtar për një miqësore në muajin shtator. Argjentina, Zvicra dhe Meksika, janë opsionet e mundshme. Argjentina është alternativa me e mundshme. Është duke u punuar në këtë drejtim”, ka thënë burimi brenda FFK-së.
Kosova ka zhvilluar tri miqësore, pas marrjes së lejes nga FIFA.
Skuadra e Bunjakit u ndesh me Haitin, Turqinë dhe Senegalin. Në duelin e parë barazoi pa gola, në të dytën humbi me rezultat 6:1, kurse në të tretin pësoi një tjetër disfatë 3:1.