Kosova e skamjes! Fton në dasmë të gjithë qytetarët, nusja vjen me helikopter (Foto)

Një familje nga Ferizaj ka ftuar të gjithë qytetarët të jenë të pranishëm në dasmën e djalit të tyre, që të shijojnë spektaklin që pretendojnë se po përgatisin.

Fun

28/08/2015 09:24

Në këtë sezon të dasmave, kur të gjithëve i vjen rasti të shkojë në ndonjë aheng në familje apo shoqëri, askush në të vërtetë nuk ka kohë të interesohet për dasmat e huaja.

Por, një familje nga Ferizaj ka vendosur që t’i bëjë ftesë publike gjithë qytetarëve për të parë ‘spektaklin’ që do të zhvillohet gjatë një ceremonie të dasmës.

Madje, nusja do merret me helikopter dhe kjo gjë sikur do i bëjë qytetarët edhe më kureshtarë për të qenë të pranishëm në këtë ‘spektakël dasmor’.

Ftesa është vendosur në një reklamë të madhe në rrugët e qytetit.

aaa

aa