Kosova debutoi me humbje në Kampionatin Botëror U-21 në Spanjë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll U-21 ka debutuar në Kampionatin Botëror U-21, që sot ka filluar në Spanjë.

Sport

16/07/2019 19:21

Djelmoshat tanë u përballën me fuqinë botërore, Kroacinë, ndaj të cilës pësuan humbje 23:17.

Pavarësisht humbjes, hendbollistët tanë dhanë maksimumin dhe deri diku ishin rival i përafërt me kroatët, të cilët synojnë të fitojnë medalje. Pjesë e parë u mbyll 14:11.

Kosova u paraqit me simbole shtetërore, njësoj si shtetet tjera.

Iu urojmë më shumë fat dhe suksese hendbollistëve tanë në ndeshjet e radhës./Lajmi.net/