‘Korridori i nderit’ nga Man City? Kjo është përgjigja e Jurgen Klopp

Jurgen Klopp ka deklaruar se Manchester City nuk ka nevojë që Liverpoolit t’i organizojë ‘korridorin e nderit’, kur palët takohen të enjten mbrëma.

Sport

01/07/2020 16:37

Liverpool ka siguruar titullin e Premierligës javën e kaluar, pas humbjes 2:1 të Manchester Cityt në udhëtim te Chelsea, me Pep Guardiolan që ka konfirmuar se skuadra e tij do t’i bëjë nderimin tradicional ‘The Reds’.

Por është Klopp që ka insistuar se Liverpool nuk është duke shkuar në ‘Etihad Stadium’ për të festuar, por dëshiron të marrë tre pikë të reja.

“Nuk jam i sigurt nëse kam pasur ndonjëherë një të tillë. Ishte kohë më parë në Gjermani. Nuk e di nëse është traditë në Gjermani. Është një gjest i këndshëm, 100 për qind”, ka deklaruar Klopp kur është pyetur për ‘korridorin e nderit’, përcjell lajmi.net.

“Nuk kam nevojë për atë, për të qenë i sinqertë. Ne shkojmë atje për të luajtur futboll dhe për të fituar ndeshjen”.

“Ne nuk festojmë diçka që ka ndodhur një javë më parë”./Lajmi.net/