Koronavirusi po i lë edhe majmunët të uritur

Miliona majmun po terrorizohen në qytetin e Tajlandës duke kërkuar ushqim.

Fun

12/03/2020 12:54

Miliona majmun janë parë duke luftuar për një banane të vetme, pasi koronavirusi ka shkaktuar një ulje masive të turistëve që normalisht sillte më shumë ushqim, raporton “The Sun”, transmeton lajmi.net.

Në qendër të qyteteve shihen majmunët duke ulëritur dhe duke sulmuar njëri -tjetrin. Një grup i madh shihen duke kaluar rrugëve me agresivitet për një banane.

Ata ishin plotësisht të çmendur, nuk është parë asnjëherë një agresivitet i tillë. Mendohet që majmunët ishin shumë të uritur.

Normalisht ka shumë turistë që ushqejnë majmunët por tani numri i tyre ka rënë në mënyrë drastike, shkaku i koronavirusit.

Në qytet çdo vit kishte rreth 35 milion turistë dhe që ndikonin në rritjen e ekonomisë së vendit deri në 20%.

Vetëm 59 raste janë konfirmuar në Tajlandë, por numri i turistëve ka rënë në 44%. /Lajmi.net/