Koreja–Belgjika, formacionet e mundshme

Belgjika do ta mbyll fazën e grupeve me ndeshjen ndaj Koresë së Jugut. Duke e pasur parasysh se belgët e kanë siguruar kualifikimin, ky mund të jetë rasti ideal për debutimin e Adnan Januzajt në Botëror.

Sport

26/06/2014 11:19

Adnan Januzaj e ka një mundësi ideale për të debutuar sonte në Botëror. Pasi Belgjika e ka siguruar kualifikimin në të tetën e finales së këtij evenimenti, selektori Marc Ëilmots mund t’ia japë rastin talentit kosovar, i cili nuk luajti në dy ndeshjet e para, ndaj Algjerisë dhe Rusisë.

Kjo ndeshje do të fillojë në ora 22:00.

Formacionet e mundshme

Koreja e Jugut (4-2-3-1): Sung Ryong Jung, Lee Yong, Kim Chang-Soo, Young Gëon Kim, Kwak Tae-Hwi; Sung Yong Ki, Kook Young Han; Chung Yong Lee, Ja Cheol Koo, Heung Min Son; Chu Young Park.

Belgjika (4-2-3-1): Courtois; Alderweireld, Van Buyten, Kompany, Vertonghen; Witsel, Fellaini; Mertens, De Bruyne, Hazard; Origi.