Koreja e Veriut kërcënon SHBA-në me bombë atomike

Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka kërcënuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një ‘armagedon’ bërthamor pasi që Pheniani rifilloi prodhimin e karburantit të bombës atomike në laboratorët e fshehtë të saj.

Bota

15/09/2015 13:51

Drejtori i Institutit të Energjisë Atomike të Koresë së Veriut tha se vendi është i gatshëm të përballet me SHBA-në në çdo kohë duke përdorur armët bërthamore.

Ai tha se shkencëtarët kanë krijuar diçka të re nga dita në ditë, për të garantuar besueshmërinë e pengesës bërthamore… ashtu siç kërkohet nga situata që po mbizotëron, transmeton Lajmi.net.

Ai tha: “Në ndërkohë, politikat armiqësore të SHBA-së ndaj Koresë së Veriut e kanë detyruar vendin që të ketë qasje në armët bërthamore.”

Në anën tjetër, një drejtor i Administratës Kombëtare të Hapësirës Ajrore tha se Koreja e Veriut është duke bërë arritje të mira në fushën e zhvillimit hapësinor, në prag të ditëlindjes së 70-të të Partisë së Punëtorëve, duke thënë se shkencëtarët dhe teknikët janë duke shtyrë përpara fazën finale të zhvillimit të një sateliti të ri i cili do ta vëzhgojë Tokën për parashikime të motit.

“Zhvillimi hapësinor është për qëllime paqësore dhe është e drejtë legjitime e çdo shteti sovran… dhe populli i Koresë së Veriut është plotësisht i vendosur për të ushtruar këtë të drejtë pa marrë parasysh se çfarë mund të thonë të tjerët për të,” tha drejtori për Agjencinë Qendrore të Lajmeve në Phenian.

“Bota do të sheh qartë një seri të satelitëve fluturues në qiell,” shtoi ai. Lansimet, nëse bëhen, do të tensionojnë edhe më shumë marrëdhëniet e Koresë mes Uashingtonit dhe vendeve të tjera, pasi që këto teste po shihen si ‘maskime teknologjike’ të Koresë së Veriut. (Lajmi.net)