Një person gjen 54 fishekë në oborrin e shtëpisë në Zveçan, Policia i sekuestron

Një qytetar ka gjetur 54 fishekë në oborrin e shtëpisë së tij në Zveçan, të cilët më pas janë sekuestruar nga Policia e Kosovës. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 24 tetor, rreth orës 12:30. “Raportohet se një mashkull kosovar, derisa kishte qenë duke punuar në oborrin e tij, ka gjetur një…

Lajme

25/10/2026 12:56

Një qytetar ka gjetur 54 fishekë në oborrin e shtëpisë së tij në Zveçan, të cilët më pas janë sekuestruar nga Policia e Kosovës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 24 tetor, rreth orës 12:30.

“Raportohet se një mashkull kosovar, derisa kishte qenë duke punuar në oborrin e tij, ka gjetur një sasi të municionit”, thuhet në raportin e Policisë.

Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se bëhej fjalë për 54 fishekë të kalibrit 7.62, të cilët janë sekuestruar.

Në konsultim me prokurorin, është iniciuar rasti dhe ai mbetet nën hetime. /Lajmi.net/