Konkursi për polic, publikohet lista e kandidatëve të pranuar

Policia e Kosovës ka publikuar listën e kandidatëve të kualifikuar sipas konkursit të shpallur nga data 06.07.2023 deri më 26.07.2023. Sipas njoftimit, kandidatët e përzgjedhur ftohen që ta nënshkruajnë kontratën në stacionin policor “Qendra” në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë. “Kandidatët në listë duhet të paraqiten në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë, Stacioni Policor…

Lajme

15/10/2024 17:39

Policia e Kosovës ka publikuar listën e kandidatëve të kualifikuar sipas konkursit të shpallur nga data 06.07.2023 deri më 26.07.2023.

Sipas njoftimit, kandidatët e përzgjedhur ftohen që ta nënshkruajnë kontratën në stacionin policor “Qendra” në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.

“Kandidatët në listë duhet të paraqiten në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë, Stacioni Policor Qendra, rruga “Luan Haradinaj” pa nr, Prishtinë për nënshkrimin e kontratës sipas orarit në listën e poshtëshënuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Listën mund ta gjeni  https://www.kosovopolice.com/…/2024/10/01_2024_-1.pdf