Incident në Ferizaj: Tre persona përfshihen në rrahje pas konfliktit për pronë, njëri dyshohet se posedonte armë pa leje – njëri nga të arrestuarit 71 vjeçar
Një përleshje fizike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Doganaj të Ferizajt, ku janë përfshirë tre persona të moshës 47, 43 dhe 71 vjeç, ka bërë të ditur Policia e Kosovës. Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur rreth orës 07:50, pas një mosmarrëveshjeje lidhur me punime në afërsi të një prone private, transmeton lajmi.net. Si…
Lajme
Një përleshje fizike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Doganaj të Ferizajt, ku janë përfshirë tre persona të moshës 47, 43 dhe 71 vjeç, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur rreth orës 07:50, pas një mosmarrëveshjeje lidhur me punime në afërsi të një prone private, transmeton lajmi.net.
Si pasojë e përleshjes, të përfshirët kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj.
Gjatë trajtimit të rastit, policia ka siguruar informacione se njëri nga të dyshuarit posedonte armë zjarri pa leje. Pas intervistimit, ai ka dorëzuar një pistoletë dhe 15 fishekë, të cilat janë sekuestruar nga autoritetet.
Me vendim të prokurorit të shtetit, është iniciuar rast për veprat penale “lëndim i lehtë trupor” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.
Njoftimi i plotë:
‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” në Ferizaj
Me datën 18.04.2026, rreth orës 07:50 stacioni policor në Ferizaj ka pranuar një informatë për një rrahje në fshatin Doganaj të Ferizajt .
Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë identifikuar tre persona të përfshirë në përleshje fizike: M. H,(47 vjeç), V. H (43 vjeç) dhe A.H (71 vjeç)
Sipas hetimeve fillestare, incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje verbale lidhur me punime në afërsi të një prone.
Si pasojë e përleshjes, të përfshirët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor në QKMF-Ferizaj.
Gjatë trajtimit të rastit, policia ka siguruar informacione se njëri nga të dyshuarit posedonte armë zjarri pa leje. Pas pranimit të kësaj, personi A.H. ka dorëzuar një pistoletë dhe 15 fishekë, të cilat janë sekuestruar nga policia.
Me autorizim të prokurorit të shtetit, është iniciuar rast për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Rasti është në procedurë të rregullt hetimore.