Konjufca i reagon ministres serbe që kërkoi “spastrim etnik” në Kosovë: Kjo kërcënon stabilitetin rajonal, BE të përgjigjet me dënim publik

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca ka reaguar ndaj deklaratës së ministres Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale të Serbisë, Snezhana Paunoviq, e cila ka thënë se do të bënte “spastrim etnik” në Kosovë nëse do të kishte fuqinë e Millosheviqit që kishte gjatë luftës në Kosovë. Për këtë deklaratë, Konjufca…

Lajme

14/07/2026 17:18

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca ka reaguar ndaj deklaratës së ministres Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale të Serbisë, Snezhana Paunoviq, e cila ka thënë se do të bënte “spastrim etnik” në Kosovë nëse do të kishte fuqinë e Millosheviqit që kishte gjatë luftës në Kosovë.

Për këtë deklaratë, Konjufca ka thënë se retorika e tillë i lavdëron krimet e luftës, kërcënon stabilitetin rajonal dhe është krejtësisht e papajtueshme me vlerat evropiane, si dhe me të ardhmen evropiane.

“Heshtja nuk është një opsion. As përgjigjet e dobëta nuk janë. Nivelet më të larta të lidershipit të BE-së duhet të përgjigjen me një dënim të qartë publik, t’i kujtojnë Serbisë detyrimet e saj dhe të sigurohen që një sjellje e tillë të ketë pasoja në procesin e saj të pranimit”, ka shkruar Konjufca.

Ai ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj demokracisë, një shoqërie shumëetnike, pajtimit të bazuar në të vërtetën dhe drejtësinë si dhe të ardhmen evropiane. Këtë rrugë, Konjufca ka thënë se do duhej ta zgjidhte edhe Serbia. /Lajmi.net/

Postimi i plotë në “X”: