Konfirmohet vdekja e Fatonit, reagon i vëllai i tij, Artan Hajrizi

Sot edhe përfundimisht është konfirmuar vdekja e Faton Hajrizit. Hajrizi me 6 korrik ishte arratisur nga burgu i Smrekonicës dhe ishte në kërkim nga Policia e Kosovës. Ky i fundit u dyshua se vrau një polic serb dhe një tjetër e la të plagosur në Lloznicë të Serbisë e si pasojë e cilit rast pastaj…

Lajme

08/08/2024 21:50

Sot edhe përfundimisht është konfirmuar vdekja e Faton Hajrizit.

Hajrizi me 6 korrik ishte arratisur nga burgu i Smrekonicës dhe ishte në kërkim nga Policia e Kosovës.

Ky i fundit u dyshua se vrau një polic serb dhe një tjetër e la të plagosur në Lloznicë të Serbisë e si pasojë e cilit rast pastaj edhe u vra.

Hajrizi u vra më 19 korrik, pas 40 orë kërkimesh nga Policia e Serbisë.

Konfirmimi se i vrari është Faton Hajrizi është bërë pas analizimit të materialit të marrë nga strishoja e nënës së tij.

E për vdekjen e tij, ka reaguar përmes një postimi së fundmi edhe vëllau i tij, Artani.

Kurrë këtë ditë se kam menu që me len vllavi jem si i gjallë e si i vdekur ti je në shpirtin tem”, ka shkruar ai në Facebook./Lajmi.net