Konfirmohet: Ndeshja Serbi – Shqipëri luhet në Beograd
Ndeshja e kthimit Serbi-Shqipëri, zyrtarisht është vendosur të luhet në Beograd dhe jo në Leskoc, siç ishte përfolur. Federata e Futbollit të Serbisë ka bërë të ditur se ndeshja ndaj Shqipërisë do të luhet në stadiumin “Rajko Mitiq”. “Ndeshja Serbi-Angli do të zhvillohet zyrtarisht në stadiumin Rajko Mitiq në Beograd dhe jo në Leskoc. Ne…

Sport
Ndeshja e kthimit Serbi-Shqipëri, zyrtarisht është vendosur të luhet në Beograd dhe jo në Leskoc, siç ishte përfolur.
Federata e Futbollit të Serbisë ka bërë të ditur se ndeshja ndaj Shqipërisë do të luhet në stadiumin “Rajko Mitiq”.
“Ndeshja Serbi-Angli do të zhvillohet zyrtarisht në stadiumin Rajko Mitiq në Beograd dhe jo në Leskoc. Ne gjithashtu do ta presim Shqipërinë në stadiumin Rajko Mitiq”, thuhet në njoftim.
Më herët është përfolur se ndeshja Serbi-Shqipëri do të luhej në stadiumin e Leskocit në mënyrë që të shmangën incidentet.
Ndeshjen e parë, Shqipëria ka barazuar me Serbinë në “Air Albania’, ballafaqim që u mbyll pa gola.