Konfirmohet: Ja sa do të mungojë Alaba

David Alaba do të jetë jashtë fushave deri në tre javë pas lëndimit që pësoi të shtunën, ka konfirmuar trajneri i Bayern Munich, Niko Kovac.

Sport

17/09/2019 17:00

Austriaku u detyrua të braktisë ndeshjen kundër RB Leipzig pasi dëmtoi kofshën e tij të majtë gjatë nxemjeve në ‘Red Bull Arena’.

Alaba pritet të rikthehet në fushë pas ndeshjeve të kombëtareve në muajin tetor, përcjell lajmi.net.

“David do të mungojë për dy, maksimalisht tre javë”, tha Kovac.

“Natyrisht, David është një lojtar me të vërtetë i rëndësishëm për ne. Fatkeqësisht ai do të mungojë për dy javë, por Lucas Hernandez fitoi Kupën e Botës në atë pozicion”.

“Ai ka një interpretim të ndryshëm se si të luajë në të majtë sesa David, por ai bën një punë shumë të mirë”, vazhdoi ai. /Lajmi.net/