Konfirmohet: Besart Berisha te Prishtina, marrëveshje e kryer

Klubi futbollistik Prishtina brenda javës do ta kompletojë transferimin e sulmuesit, Besart Berisha nga Western United.

Sport

13/09/2021 21:40

Qendërsulmuesi që sa vite është në Australi, ku shihet si një ndër më të mirët që ka luajtur në atë kampionat, shkruan lajmi.net.

Në moshën 36-vjeçare, Berisha ka vendosur t’i bashkohet Prishtinës, skuadër që synon të mbrojë titullin dhe të sigurojë prapë daljen në Evropë.

Marrëveshja mes klubit nga kryeqyteti dhe futbollistit është arritur, derisa zyrtarizimi do kompletohet pasi te kryhen testet mjekësore, një gjë të tillë e ka konfirmuar, një burim shumë i afërt me klubin e Prishtinës për lajmi.net

“Po, marrëveshja duket e kryer. Zyrtarizimi do bëhet pasi të kryhen testet mjekësore”, theksoi burimi i afërt me klubin prishtinas.

Ndërkohë, raportohet se Berisha refuzoi 11 mijë euro për muaj nga Ballkani që t’i bashkohet kampionit të Kosovës./Lajmi.net/