Komuna e Prishtinës shqipton 4 gjoba nga 500 euro për hedhje të mbeturinave vëllimore në hapësira publike

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot janë shqiptuar 4 gjoba me nga 500 euro ndaj personave që kanë hedhur mbeturina vëllimore në hapësira publike. Sipas njoftimit, masat janë marrë nga ekipet e Inspektoratit të Kryeqytetit gjatë kontrolleve në terren. “Nuk do të ketë tolerim për ata që ndotin lagjet dhe bllokojnë hapësirat e qytetarëve.…

Lajme

22/05/2026 21:04

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot janë shqiptuar 4 gjoba me nga 500 euro ndaj personave që kanë hedhur mbeturina vëllimore në hapësira publike.

Sipas njoftimit, masat janë marrë nga ekipet e Inspektoratit të Kryeqytetit gjatë kontrolleve në terren.

“Nuk do të ketë tolerim për ata që ndotin lagjet dhe bllokojnë hapësirat e qytetarëve. Inspektoriati i Kryeqytetit po vepron vazhdimisht në terren dhe secili shkelës do të përballet me masa ndëshkuese.”

Nga Komuna është bërë thirrje që qytetarët të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë dhe të raportojnë rastet e hedhjes së mbeturinave përmes numrave pa pagesë 0800 12233 dhe 0800 12244.

“Prishtina duhet të mbahet pastër. Mjedisi është i përbashkët, ta ruajmë së bashku”, thuhet tutje në njoftim.