Komuna e Prishtinës paralajmëron testim të ri për rrugët e qytetit
Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, pas testimit të rrugës njëkahore dy javë më parë, ka paralajmëruar një vendim të ri ku do të ndalet qarkullimi me makina në disa rrugë të qytetit.
Lajme
Këtë njoftim ai e ka bërë nëpërmjet një postimi në Twitter, ku ka shtuar se kjo do të jetë një nismë përmes së cilës qyteti frymon lirshëm, shkruan lajmi.net.
“A jeni për? Të ndalim makinat dhe të fillojmë nismën përmes së cilës qyteti frymon lirshëm!”, ka thënë Zogaj.
A jeni për?
Të ndalim makinat dhe të fillojmë nismën përmes së cilës qyteti frymon lirshëm! ?????#prishtina #weekend #pamakina pic.twitter.com/cy7occn6bg
— Alban Zogaj (@albanzogaj) May 7, 2022