Komplikohet marrëveshja mes Tottenham dhe City, Sterling nuk pranon shkëmbimin me Kane
Sulmuesi i Manchester Cityt, Raheem Sterling nuk është i interesuar t'i bashkohet Tottenhamit në verë si pjesë shkëmbimi për Harry Kane.
Sport
City është duke e kërkuar më patjetër Kane dhe ka ofruar 100 milionë euro plus shërbimet e një lojtari, transmeton lajmi.net.
Sterling është një ndër emrat e Cityt që mund të ofrohet te Spurs, ngase nuk është pjesë e projektit të Pep Guardiolas.
Sidoqoftë, ESPN raporton se Sterling nuk është i hapur për këtë ofertë dhe nëse do largohet nga City në verë do t’i bashkohet ndonjë skuadre tjetër.
Tottenham gjithashtu nuk dëshiron shitjen e Kane, ngase e shohin si ylli i skuadrës.
Pas “Euro 2020” do vuloset gjithçka lidhur me të ardhmen e Kane./Lajmi.net/