Kompanitë kineze fillojnë të prodhojnë vetura ‘anti-koronavirus’

Disa kompani kineze të automjeteve kanë filluar të ofrojnë karakteristika të reja të projektimit që premtojnë se do të ndihmojnë në kufizimin e transmetimit të baktereve dhe viruseve, përfshirë Sars-CoV-2.

Auto & Tek

02/05/2020 19:15

Geely ka nisur një iniciativë 370 milionë RMB (47 milionë euro) ,e quajtur “Projekti i Shëndetit të makinave”, duke premtuar disa karakteristika të reja që synojnë të mbrojnë udhëtarët nga viruset dhe bakteret, raporton BBC, transmeton lajmi.net.

Makinat e prodhuara nën këtë banderolë të re do të vijnë të pajisura me një sistem të posaçëm të filtrimit të ajrit, të quajtur G-Clean Inteligjent i Pastrimit të Ajrit (IAPS).

Geely do të sigurojë të njëjtën shkallë të grimcave dhe ekzaminimit të aerosolit si maskat mjekësore.

“Konsumatorët shpenzojnë një kohë të konsiderueshme brenda veturave të tyre, të cilat konsiderohen si “një shtëpi e dytë”. Vetëm duke i bërë produktet e rëndësishme, ne mund t’i përmbushim kërkesat e konsumatorit”, tha një zëdhënës i firmës për mediumin britanik.

Përveç ndryshimeve në dizajn, Geely po promovon një shërbim të ri që do të përdorë dronin për t’ua dorëzuar çelësat e makinës në shtëpitë ose apartamentet e klientit për të minimizuar ekspozimin ndaj stafit. /Lajmi.net/