Kombëtarja U21 i fillon përgatitjet për ndeshjet e qershorit më 27 maj

Kombëtarja e Kosovës U21 do t’i fillojë përgatitjet për ndeshjet e qershorit më 27 maj.

Sport

24/05/2019 11:06

‘Dardanët’ e rinj në muajin qershor zhvillojnë dy ndeshje shumë të rëndësishme për kualifikimet për Kampionatin Evropian U21.

Në një njoftim të FFK-së, përgatitjet për ndeshjet e qershorit kundër Andorrës dhe Turqisë, do të fillojnë më 27 maj në Prishtinë, shkruan lajmi.net.

Njoftimi i plotë i FFK-së:

Kombëtarja e Kosovës U21 do t’i fillojë përgatitjet për dy ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian 2021 kundër Andorës dhe Turqisë më 27 maj në Prishtinë. Stërvitjet do të mbahen në stadiumin e Flamurtarit. Të rikujtojmë se Kosova bën pjesë në Grupin 3, ku krahas dy kundërshtarëve të ndeshjeve të qershorit janë të përfshira edhe Anglia, Austria dhe Shqipëria. Ndeshjen e parë djelmoshat e drejtuar nga Rafet Prekazi do ta zhvillojnë si mysafirë kundër Andorës, më 6 qershor, derisa më 11 qershor do të jenë mikpritës të Turqisë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Në ciklin e saj të parë kualifikues Kosova U21 pati paraqitje mbresëlënëse në një grup tejet të vështirë ku ishin Gjermania, Norvegjia, Irlanda, Izraeli dhe Azerbajxhani.

Agjenda e Kombëtares U21

27 maj, ora 17:00

28 maj, ora 17:00

29 maj, ora 17:00

30 maj, ora 17:00

1 qershor, ora 17:00

2 qershor, ora 10:30 dhe 17:00

3 qershor, ora 17:00

6 qershor, ndeshja Andorë U21 – Kosovë U21

8 qershor, ora 17:00

9 qershor, ora 17:00

10 qershor, ora 17:30 (stërvitje në stadiumin “Fadil Vokrri”

11 qershor, ndeshja Kosovë U21 – Turqi U21, në stadiumin “Fadil Vokrri”

/Lajmi.net/