Kombëtarja e Shqipërisë kthehet nga Islanda, fillojnë përgatitjet për ndeshjen ndaj Izraelit

Kombëtarja e Shqipërisë është kthyer nga Islanda për t’i filluar parapërgatitjet për ndeshjen ndaj Izraelit.

Sport

07/06/2022 18:51

“Kuqezinjtë” do të luajnë të enjten, transmeton lajmi.net.

Bashkë me kuqezinjtë, që morën vetëm një pikë në përballjen me islandezët, udhëtoi edhe një grup tifozësh, të cilët shfrytëzuan rastin për të shkrepur foto me lojtarët e Kombëtares.

Përgatitjet për ndeshjen me Izraelin do të vijojnë në kompleksin “Tropikal”, ku stafi teknik do të ketë në dispozicion edhe sy sulmuesit e skuadrës, Armando Brojën dhe Myrto Uzunin, që nuk kishin mundësi për të dhënë kontribut në sfidën hapëse të këtij edicioni në Nations League. /Lajmi.net/