Kombëtarja e Kosovës zhvillon sot stërvitjen e fundit para ndeshjes me Rumaninë

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot pasdite do të zhvillojë stërvitjen e radhës para ndeshjes me Rumaninë. Dardanët dhe rumunët do të ndeshen nesër mbrëma në “Fadil Vokrri” në ndeshjen e parë të edicionit të ri në Ligën e Kombeve. Federata e Futbollit të Kosovës përmes një njoftimi, ka bërë më dije se Kosova në…

Sport

05/09/2024 10:52

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot pasdite do të zhvillojë stërvitjen e radhës para ndeshjes me Rumaninë.

Dardanët dhe rumunët do të ndeshen nesër mbrëma në “Fadil Vokrri” në ndeshjen e parë të edicionit të ri në Ligën e Kombeve.

Federata e Futbollit të Kosovës përmes një njoftimi, ka bërë më dije se Kosova në orën 17:30 do të mbajë stërvitjen e fundit para ballafaqimit me Rumunët, stërvitje që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Paraprakisht përzgjedhësi i Kombëtares sonë, Franco Foda do të flas në një konferencën për media në orën 17:00.

Ndërkaq, në orën 18:15, Kombëtarja e Rumanisë do të mbajë konferencë për media, derisa rumunët stërvitjen e fundit para sfidës me Kosovën do të mbajnë në orën 19:00 në “Fadil Vokrri”.

Edhe Kombëtarja e Kosovës U21 do të zhvillojë stërvitjen e radhës para sfidës me Izraelin.

Dardanët e rinj seancën stërvitore do të mbajnë në Kampin Nacional në Hajvali.