Kombëtarja e Ibrahimovicit arrin në Prishtinë

Ekipi kombëtar i Suedisë, ka mbërritur në Prishtinë.

Lajme

27/03/2021 13:54

Ashtu siç ishte paralajmëruar me kombëtares e Suedisë ka arritur edhe ylli i futbollit Zlatan Ibrahimovic.

Lajmi.net ka siguruar fotografi të arritjes së suedezeve në Prishtinë.

Suedia nesër prej orës 20:45 do të përballët më kombëtaren kosovare, në kuadër të grupit B eliminator. Përballja do të jetë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Suedezët, nisin stërvitjet nga ora 17:30 në “Fadil Vokrri” dhe pastaj mbajnë konferencë për media në orën 18:40.

Ndërsa konferenca për media e “Dardanëve” mbahet në ora 18:00 dhe stërvitjet nisin në mbrëmje duke filluar nga ora 19:00.

Kujtojmë se suedezët startuan me fitore në kualifikimet për kampionatin botëror “Katari 2022”, dhe përzgjedhësi Janne Andersson ka paralajmëruar se tri pikë i synon edhe në ndeshjen e dytë, atë kundër Kosovës në Prishtinë. /Lajmi.net/