Kolasinac paralajmëron shokët e skuadrës para ndeshjes kundër Napolit

Mbrojtësi anësor i Arsenal, Sead Kolasinac, ka një paralajmërim për shokët e skuadrës së tij, pasi shorti i vendosi ata përballë skuadrës së Napolit.

Sport

15/03/2019 16:45

Mbrojtësi nga Bosnja ka thënë se skuadra e tij duhet t’i shmanget ‘zakonit’ që të humb ndeshjen e parë në Ligën e Evropës.

Sipas tij, një humbje në ndeshjen e parë ndaj Napolit mund të konsiderohet edhe si eliminim.

“Është gjithmonë e vështirë kur t’i humb ndeshjen e parë” ka thënë 25 vjeçari, transmeton lajmi.net.

“Ne në dijeni për këtë dhe është diçka që nuk duam ta bëjmë. Do të punojmë në këtë aspekt për raundin tjetër” ka shtuar mbrojtësi i majtë.

Pra, reprezentuesi i Bosnjës beson se gabimi i njëjtë nuk guxon të ndodh në përballjet kundër Napoli. /Lajmi.net/