Koke: Liverpool është skuadër për tu mundur, duam pikët e plota

Kapiteni i Atletico Madridit, Koke Resurreccion ia ka bërë të qartë bashkëlojtarëve se duhen të fitojnë pikët e plota ndaj Liverpoolit.

Sport

18/10/2021 16:20

Atletico është në ‘grupin e vdekjes’ se bashku me Liverpool, AC Milan dhe Porto, transmeton lajmi.net.

“Los Rijoblancos” për momentin janë dy pikë prapa liderit Liverpool, me të cilët do përballen në “Wanda Metripolitano”.

Koke ka kërkuar nga bashkëlojtarët të japin më të mirën për t’i arkëtuar pikët e plota.

“Çdo ndeshje është e rëndësishme. Të luajmë ndeshje daj një skuadre si Liverpool të motivon më shumë”.

“Të luajmë me njerëzit tanë, mendoj se hera e fundit që luajtëm me një stadium të plotë ishte kundër Liverpool. Na duhen tifozët që të na japin fuqi”.

“Duhet të marrim pikët e plota për të dal në fazën tjetër. Liverpool është skuadër për tu mundur”, deklaroi ai.

Atletico ka një rekord të mirë ndaj Liverpool, ngase ka fituar tre nga katër ndeshjet e fundit./Lajmi.net/