Koalicioni në betejë/ Delegacioni me përbërje të panevojshme në Uashington
Kritika të shumta kanë shkuar në adresë të delegacionit kosovarë për bisedimet me Serbinë.
Lajme
Përbërja e këtij delegacioni, për bisedime me Serbinë në Uashington dhe në Bruksel, është parë më tepër si përbërje që reflekton prezantimin e koalicionit qeveritarë, sesa që prezanton Kosovën.
Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Ramë Buja duke folur për lajmi.net ka thënë se një delegacion që përfaqëson një vend siç është Kosova do të duhej të ishte i kompletuar me të gjithë resorët, për të debatuar seriozisht për një problem madhor siç është problemi i Kosovës dhe përfundimi i çështjes së saj
“Në fakt unë nuk kam përcjellë shumë këto kohët e fundit. Problemi është se pavarësisht çfarë delegacioni përfaqëson një vend siç është i yni, do të duhet të jetë i pajisur, i kompletuar me gjithë resorët dhe sektorët që i duhen delegacionit për të debatuar seriozisht për një problem madhor siç është problemi i Kosovës dhe përfundimi i çështjes së saj”, ka thënë profesori duke vazhduar se në delegacion do të duhej të ketë njerëz që kanë rezom diturorë për diplomacinë dhe politikën.
Tutje profesori ka thënë se e keqja e kësaj është sepse paraprakisht nuk është ditur asgjë konkrete se çfarë do të duhej konkretisht të bisedohej në Uashington.
“E keqja e kësaj është sepse paraprakisht nuk është ditur asgjë konkrete, së paku ne që jemi jashtë qeverisë dhe qeverisjes, se çfarë do të duhej konkretisht të bisedohej. Megjithatë, delegacionet e përmasave të tilla do të duhej të kenë përgatitje solide që të mos befasohen më asnjë rast dhe në asnjë mënyrë”, ka thënë Buja.
Ndërsa për analistin Imer Mushkolja, ky delegacion me tepër është një përbërje që reflekton prezantimin e koalicionit qeveritarë në aspektin teknik, sesa që ka njerëz që do të mund të japin kontribut në aspektin profesional në bisedime.
“Përbërja e delegacionit më tepër është një përbërje që reflekton prezantimin e koalicionit qeveritar në aspektin teknik, sesa që përnjëmend ka njerëz që do të mund të japin kontribut në aspektin profesional në bisedime. Ne e kemi parë që kryeministri ka marrë me vete dy zëvendëset e tij”, duke aluduar se nuk ka logjikë që ka marrë zëvendësin e tij nga LDK-ja pasi ku është kryeministri zëvendëset e tij nuk kanë vend.
“Kjo nuk duhet të ndodh. Kështu duhet të ndodh në Kosovës për shkak se ndodh gjithandej, zëvendëset e kanë vendin aty ku nuk është kryeministri. Por, po shihet se gjithçka po ndodh vetëm për prezantimin e koalicionit qeveritarë por jo në aspektin profesional”, ka thënë Mushkolaj.
Duke kritikuar shkuarjen e zv/kryeministrave, Mushkolaj thotë se mes koalicionit ka betejë për të përfaqësuar vet delegacionin.
“Unë mendoj që nuk ka pasur nevojë që të shkojnë zëvendëset e tij atje. Ka pas nevojë të shkojë beso ministri i infrastrukturës për shkak se piritet që të ketë marrëveshje, siç janë paralajmëruar në aspektin e hekurudhave ose lidhjeve tjera transportuese. Është dashur të shkojë edhe ministrja e jashtme, siç edhe ka shkuar. Mirëpo të tjerët janë të panevojshëm. Këtu më shumë po shohim një far beteje të koalicionit për ta përfaqësuar vetën në këtë delegacion. Nisma me zëvendëskryeministre edhe AKK-ja me dy ministrja edhe LDK-ja vet plus me zëvendëskryeminister dhe me koordinator të dialogut. Nëse në Uashington ka shkuar kryeministri, duhet të shkojë kryeministri me një ekip të ngushtë dhe jo të marrë me vete edhe koordinatorin për dialog edhe gjithë këtë stafin për mua 90 për qind të panevojshëm”, ka thënë Mushkolaj.
Ndryshe, liderët e Kosovës dhe Serbisë pritet të takohen më 4 shtator, në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington, me ftesën që u ka bërë këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brein.
Ky takim fillimisht ishte planifikuar të mbahej më 2 shtator, por ai është shtyrë për dy ditë më vonë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 22 gusht ka deklaruar që në këtë takim “ekziston mundësia që të paraqitet presidenti i SHBA-së Donald Trump”, në rast se palët merren vesh për diçka.
Lexo edhe:
Trump nuk pritet të jetë prezent në takimin Hoti – Vuçiq, ai nuk ka lajmëruar pjesëmarrjen
Po ashtu, më 7 shtator, në Bruksel pritet të takohen delegacionet e të dyja vendeve, të përfaqësuara ne nivelin më të lartë politik, nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. /Lajmi.net/