Koalicioni i PS-së synon marrjen e 71 mandateve

Mëngjesi i së mërkurës ka nisur me një takim në selinë e Partisë Socialiste mes kryetarit Edi Rama dhe 23 kryetarëve të partive aleate.

Lajme

24/05/2017 13:43

Në përfundim, ata dolën me një qëndrim të përbashkët.

“Ne kemi vendosur që të mbështesim kudo Partinë Socialiste që ajo të sigurojë 71 mandate ose më shumë në zgjedhjet e 25 qershorit. Çdo votë e hedhur për subjektet e tjera të spektrit të majtë politik dëmton fitoren e së majtës socialiste në zgjedhje”, tha Petro Koçi.

Madje, pati dhe një thirrje për ato parti të majta, të cilat janë regjistruar në KQZ.

“U bëjmë thirrje që të tërhiqen, me qëllim që votat të mos hidhen kot, por të bashkohen në këtë alternativë, me qëllim që të kemi vazhdimisinë e kësaj qeverisjeje që po bën reforma”, deklaroi Idajet Beqiri. /TopChannel/