KMDLNJ e sheh të paarsyeshme që Kadaj-Bujupit t’i ndalohet komunikimi me familjarë
Këshilli për Mbrojtjen të Drejtat dhe Liritë e Njeriut thotë se në rastin e deputetes Donika Kadaj – Bujupi nuk ka fakte se përdorimi i telefonit në komunikim me familjarët do të mund të ndikojë në hetime apo në gjykim, prandaj ndalimi i komunikimit me telefon me familjarët është masë kufizuese e panevojshme.
Lajme
Sipas KMLDNJ-së ka raste shumë më të rënda se i deputetes Donika Kadaj – Bujupi të cilëve gjykata nuk ua ka shqiptuar këtë masë shtrënguese dhe kufizuese.
Megjithatë, KMDLNJ përsëri e rithekson se gjykata vendos këtë kufizim por përkujton se zbatimi i standardeve të dyfishta e që është bërë në shumë raste e kompromiton këtë vendim dhe e ulë besueshmërinë në sistemin gjyqësorë të Kosovës.
“Pikërisht për këtë shkak të zbatimit të standardeve të dyfishta një numër i madh i pjesëtarëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Shërbimit Shëndetësorë të Burgjeve dhe mjekëve të QKUK –së sot janë me aktakuza të ngritura dhe duke u gjykuar. Ndoshta gjykatësi i procedurës paraprake ka fakte e që KMDLNj nuk i ka me të cilën e arsyeton masën ndaluese për komunikim me telefon me familje për deputeten Donika Kadaj – Bujupi mirëpo , gjithashtu , sipas KMDLNj –së, kjo masë është krejtësisht e panevojshme në këtë fazë të procesit gjyqësorë ndaj deputetes Donika Kadaj – Bujupi”, thuhet në komunikatën për media të KMLDNj-së.