Klubet angleze në garë për Correan

Shumë skuadra nga Anglia kanë shprehur interesim për sulmuesin e Lazios Joaquin Correa

Sport

25/07/2021 15:35

Sipas ‘Corriere dello Sport’, disa skuadra nga Anglia kanë shprehur interesim për transferimin e Correas gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.

Thuhet se në mesin e skuadrave të interesuar janë Arsenali, Tottenhami dhe Evertoni.

Raportohet se sulmuesi është i interesuar të largohet nga Lazio, dhe është i hapur të dëgjojë ofertat që vijnë në drejtim të tij.

Çmimi i argjentinasit në treg llogaritet të jetë rreth 30 milionë euro.

26-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 38 paraqitje me fanellën e Lazios në të gjitha garat, duke realizuar 11 gola dhe gjashtë asistime. /Lajmi.net/