Klopp: Zëvendësimi i Wijnaldum do jetë i vështirë, por do t’ia dalim

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka deklaruar se zëvendësimi i Wijnaldum do të jetë i vështirë.

Sport

21/07/2021 12:10

Jurgen Klopp ka deklaruar se zëvendësimi i Georginio Wijnaldum në mesfushën e “The Reds” do të jetë i vështirë, por jo i pamundur.

Klopp duke folur në një intervistë për “SkySports”, u ndal të flasë për sfidën e zëvendësimit të holandezit.

“Duhet të shohim ende çfarë mund të bëjmë”, tha ai.

“Duhet të kuptojmë kush do të qëndrojë dhe kush dëshiron të largohet nga ne, pastaj do të shohim”, shtoi ai.

“Wijnaldum? Kemi ende shumë mesfushorë, por është e vërtetë që zëvendësimi i tij është i vështirë për ne, edhe për kualitetet e tij humanistike”, tha Klopp.

“Duhet ta bëjmë, është një sfidë në njëfarë mënyrë por do t’ia dalim. Megjithatë, ende nuk e di nëse do të ndërhyjmë me trasnferime të tjera”, përfundoi Jurgen Klopp./Lajmi.net/