Klopp: Tottenham kanë cilësi masive

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp ka folur përpara sfidës ndaj Tottenham Hotspur.

Sport

06/05/2022 19:12

Ndeshja e xhiros 35 në Premier Ligë ka vendosur përpara Liverpool – Tottenham.

Të dy skuadrat kanë nevojë për pikët e plota andaj do jetë një ndeshje shumë interesante.

Përpara kësaj super sfide ka folur edhe trajneri i ‘Reds’, Jurgen Klopp.

Sipas tij Tottenham kanë një ekip masiv dhe do të luftojnë për këtë ndeshje.

“Të gjitha ekipet luftojnë për diçka, por Tottenham padyshim kanë një ekip masiv’, tha trajneri gjerman, përcjell lajmi.net.

Ndeshja në mes Liverpool – Tottenham zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45./Lajmi.net/