Klopp përplaset me gazetarin që e pyet nëse ishte i nervozuar sepse Simeone refuzoi t’ia zgjasë dorën

Dje, Liverpool shënoi fitore në udhëtim te Atletico Madrid me rezultat të ngushtë 2 - 3.

Sport

20/10/2021 08:31

“Reds” ishin më të mirë dhe përfituan nga kartoni i kuq që mori Antoine Griezmann, pastaj arritën ta përmbysin rezultatin, transmeton lajmi.net.

Sapo përfundoi ndeshja, Simeone vrapoi në tunel duke mos i zgjatur dorën Kloppit dhe një gazetar spanjoll i tha teknikut gjerman se ishte nervoz.

Kjo nuk i pëlqeu Kloppit që theksoi se nuk ishte nervoz, pastaj u largua nga intervista.

“Nuk isha aspak nervoz, shiko atë dhe nëse dëshiron të bësh një tregim të tillë, mund të imagjinojë. Unë doja të zgjasë dorën dhe ai nuk donte në atë moment”.

“Ai ishte me emocione, unë isha me emocione dhe ti nuk je person i mirë sepse dëshiron të bësh tregim të tillë. Ti the se jam nervoz, por unë nuk isha, tani jam shkaku i pyetjes tënde”.

Ndërkohë, Liverpool tani numëron tre fitore në tre ndeshje./Lajmi.net/