Klopp për mungesat e Salah e Mane: Duhet të gjejmë zgjidhje për të shënuar

Jurgen Klopp i ka kërkuar skuadrës së tij të Liverpoolit që të gjejë zgjidhje për të fituar ndeshjet pa Mohamed Salah dhe Sadio Mane, të cilët janë larguar në detyrë ndërkombëtare në Kupën e Kombeve të Afrikës.

Sport

14/01/2022 22:39

Liverpool çaloi në një barazim dëshpërues pa gola kundër Arsenalit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës Carabao në Anfield të enjten, pavarësisht kartonit të kuq të Granit Xhakës në minutën e 24-të.

Goditja e Curtis Jones në kohën e shtesës ishte gjuajtja e parë e Liverpool në portë, ndërsa Takumi Minamino humbi një rast të pastër nga distanca e afërt.

Kur u pyet në një konferencë shtypi të premten nëse ai ishte i shqetësuar për mungesën e kreativitetit pa dyshen sulmuese, Klopp u përgjigj: “E vetmja mënyrë për të shmangur këto lloj pyetjesh është duke shënuar.

“Situata është e qartë. Ata nuk janë këtu dhe janë lojtarë të klasit botëror. A na mungojnë ata? Po, por nuk ka të bëjë me atë se kush nuk është këtu, por se si mund të bëjmë më mirë. Fillimi ishte vërtet i mirë, ne i shkaktuam Arsenalit shumë probleme, ne shtypëm hapësirat e duhura, krijuam mjaftueshëm dhe më pas ndodhi kartoni i kuq.

“Duhet të thyeni një bllok shumë të ulët dhe kjo është gjëja më e vështirë. Ne nuk mundëm ta bënim këtë mbrëmë, nuk ishim mjaftueshëm të mirë në momente. Por ne mund të bëjmë më mirë dhe këtë do të bëjmë.”

Barazimi kundër Arsenalit ishte vetëm hera e dytë që Liverpool nuk arrin të shënojë në të gjitha garat këtë sezon, por Klopp tha se ekipi duhet të rikthehet dhe të mësojë nga përvoja.

“Nuk ka absolutisht asgjë të keqe për të thënë për Sadio dhe Mo,” tha ai. “Lojtarë të jashtëzakonshëm. Naby [Keita] do të thoja se është një nga mesfushorët më të mirë që kam parë ndonjëherë. Por ata nuk janë këtu.

“Mendimi i shpejtë është shumë më i rëndësishëm se vrapimi i shpejtë. Po, Mo, Sadio dhe Naby mund të mendojnë shpejt, por ata nuk janë këtu. Ishte e qartë se ne do të uleshim këtu sot pasi të barazonim 0-0 kundër 10 lojtarëve dhe e vetmja gjë që do të kishit në mendjen tuaj është Sadio dhe Mo.

“Por kjo nuk është një zgjidhje, është vetëm një pjesë e një problemi. Ne jemi këtu për të gjetur zgjidhje. Mbrëmë nuk ishim perfekt, por ndoshta jemi më afër standardit tonë të zakonshëm në ndeshjen tjetër dhe mund të fitojmë. Duhet të kalojmë periudha të ndryshme në një sezon. Kjo është periudha jonë tani – le ta kalojmë këtë së bashku.”

Liverpooli mirëpret Brentfordin në Anfield të dielën, ndërsa synon të mbyllë diferencën me liderët e Premier League, Manchester City, i cili pret Chelsean të shtunën.

Klopp gjithashtu konfirmoi se Virgil van Dijk, James Milner dhe Andy Robertson morën goditjet gjatë ndeshjes së Arsenalit, por të tre duhet të jenë të disponueshëm për ndeshjen e së dielës. /Lajmi.net/