Klopp për Luis Diaz: Është lojtari që e donim
Jurgen Klopp ka dhënë komentet e tij për transferimin e Luis Diaz.

Sport
Sulmuesi kolumbian, Luis Diaz edhe zyrtarisht është transferuar te skuadra e Liverpool.
Faqja zyrtare e Liverpool ka konfirmuar gjithçka. Tashmë, edhe Jurgen Klopp ka dhënë komentet e tij për lëvizjen .
“Nuk mund të isha më i lumtur sesa që patëm mundësi të mbyllim këtë marrëveshje dhe të sjellim Luis te Liverpool”, ka thënë Klopp, transmeton lajmi.net.
“Ai është një lojtar i uritur për sukses dhe e di se duhet luftuar për atë që do. Është luftëtar, pa dysihm. Ai është lojtar ekipor shumë i talentuar dhe ka gjithmonë një qëllim në mendje”, shtoi gjermani.
Luis Diaz i shtohet forcës sulmuese të Liverpool, anash emrave si Salah, Firmino, Mane e Jota. /Lajmi.net/