Klopp për Bellingham: Ka vetëm një problem me këtë lojtar

Jurgen Klopp ka dhënë disa komente për Jude Bellingham.

Sport

11/07/2022 17:21

Mesfushori i skuadrës së Dortmund dhe kombëtares së Anglisë, Jude Bellingham lidhet me një kalim të mundshëm te Liverpool.

‘Reds’ thuhet se mund të bëjnë një lëvizje për lojtarin gjatë vitit 2023, pasi Dortmund nuk konsideron asnjë ofertë këtë verë për lojtarin. Për Bellingham ka folur edhe Klopp.

“Ai nuk është në dispozicion këtë merkato, kështu që ky është problemi i parë me këtë lojtar”, ka thënë Bellingham, transmeton lajmi.net.

“Epo, ky është problemi i vetëm me atë lojtar”, shtoi gjermani.

Duket se Jurgen Klopp e sheh Bellingham si lojtar tejet të kompletuar, meqë thotë se ky është problemi i vetëm me anglezin. /Lajmi.net/