Klopp: Lamtumirë Gini, je legjendë e Liverpoolit

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka falënderuar Georginio Wijnaldum për rëndësinë e madhe në skuadër gjatë viteve të fundit.

Sport

10/06/2021 16:51

Holandezi iu bashkua PSG-së, si agjent i lirë, pasi kontrata i skadoi muajin e kaluar, transmeton lajmi.net.

Wijnaldum me Liverpoolin ka fituar shumë trofe, përfshirë Premierlign, Ligën e Kampionëve, Kupa e Botës për klube dhe Superkupa e UEFA-së.

Klopp e ka falënderuar shumë mesfushorin, derisa beson se do këtë sukses të madh në Francë me PSG-në.

“Si skuadër i thamë lamtumirë Gini në Anfield pas ndeshjes finale të sezonit. Ishte lamtumirë në fushë me korridorin e nderit. Por, më shumë si private”.

“Ishte vështirë për të gjithë ne sepse e dinim çfarë nënkupton për grupin. Ishte pjesë e jetës sonë për një kohë të gjatë. Nuk ka asgjë të cilën nuk do ta mungojë për të”.

“Do më mungojë lojtari si i çmendur – kualitet i lartë, një ndër lojtarët më të mençur që kisha privilegjin ta trajnoj. Kontributi i tij është një ëndërr e trajnerit”.

“Si person do lërë një gropë të madhe. Gini është i fortë, por motivimi i tij është vetëm të ndihmoj skuadrën gjithmonë. Bashkëlojtarët e admiruan dhe e respektuan”.

“Sigurisht tani do jetë me skuadër të re që i urojmë sukses në Francë me PSG-në. Nuk është befasi që iu bashkua një klubi të mrekullueshëm. Duke e njohur personalitetin, do bie në dashuri me qytetin dhe skuadrën dhe ata me të”.

“Lamtumirë, Gini, erdhe, shikova, fitove shumë. Je legjendë e Liverpoolit tani dhe përgjithmonë”, deklaroi ai.

Wijnaldum nënshkroi kontratë trevjeçare me pagë 9.5 milionë euro për sezon./Lajmi.net/