Klopp: Ishte faull i pastër, por VAR vendosi ndryshe
Jurgen Klopp ishte një nga figurat që reagoi më së shumti pas vendimit të VAR, pas golit të Marcus Rashford.
Sport
Manchester United dhe Liverpool kanë luajtur baras 1:1 në ndeshjen e xhiros së 9-të në Premierligë, ndeshje kjo fati i së cilës u vendos nga VAR.
VAR konfirmoi golin e shënuar nga Rashford, për të cilin aludohej se më parë ishte shkaktuar faull, por gjyqtari i ndihmuar nga teknologjia vendosi ndryshe.
Klopp ka shprehur pakënaqësinë e tij lidhur me këtë vendim edhe pas ndeshjes.
“Për golin e parë, besoj të gjithë pajtohen se ishte një faull, por me VAR nuk ishte faull” ka thënë Klopp, transmeton lajmi.net.
“Kishte kontakt të pastër në Origi, kur ai u rrëzua” shtoi trajneri gjerman duke forcuar argumentin e tij.
Liverpool tashmë ka vetëm gjashtë pikë më shumë sesa Manchester City, pas këtij gabimi në ‘Old Trafford’. /Lajmi.net/