Klopp flet për transferimin e Konates

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur për transferimin e ri të "The Reds", Ihrahima Konate.

Sport

29/05/2021 08:31

Konate u transferua tek Liverpooli pasi skuadra angleze e aktivizoi klauzolën e tij prej 36 milionë eurosh këtë javë, transmeton lajmi.net.

Ai bëhet transferimi i parë për skuadrën e Jurgen Klopp. Gjermani duke folur për uebfaqen e “The Reds”, e ka vlerësuar lartë Konaten dhe aftësitë e tij ku ka shprehur se do të përmirësohet edhe më shumë sepse ai është vetëm 22 vjeçar.

“Unë jam vërtet i kënaqur që kemi qenë në gjendje të marrim një lojtar të kalibrit të Ibrahimas në skuadrën tonë dhe ai është dikush që e admiroja për një kohë të gjatë, që kur u bëra i vetëdijshëm për potencialin e tij kur ai ishte në Sochaux”, tha ai.

“Pas problemeve që kemi pasur me lëndimet në qendër të mbrojtjes në sezonin e kaluar, e kishim të qartë që aty duhej të përforcohemi, por së pari duhet të them se puna Phillips dhe Rhys Williams ka qenë e mrekullueshme. E pabesueshme me të vërtetë”, shtoi ai.

“Ne kemi nenskruar me një lojtar që do të shtojë cilësinë tonë në ajër. Atributet e tij fizike janë shumë mbresëlënëse, ai është i shpejtë, është shumë i fortë dhe është dominues në ajër”, tha gjermani.

“Jam i mendimit se ai ka kapacitetin të luajë  për ne menjëherë, por ai është vetëm 22 vjeçar dhe ka ende potencial masiv të pashfrytëzuar, besoj se ai është i etur për ta provuar vetën e tij”, tha Klopp.

“Për mua, kjo është me të vërtetë emocionuese sepse i di cilësitë e tij dhe mezi pres të punoj me të kur ai të bashkohet me ne”, përfundoi Jurgen Klopp./Lajmi.net/