Klopp e pranon, Liverpooli s’mund ta përballoj çmimin e Bellingham

Kohët e fundit, është diskutuar shumë se Liverpool është vënë pas Jude Bellingham, mesfushorit anglez të Dortmund. Ylli anglez ka një shifër tepër të kripur, ku klubi gjerman e vlerëson atë për më shumë se 100 milionë euro. Jurgen Klopp, trajneri i Liverpool, foli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Leeds dhe…

Sport

14/04/2023 14:01

Kohët e fundit, është diskutuar shumë se Liverpool është vënë pas Jude Bellingham, mesfushorit anglez të Dortmund. Ylli anglez ka një shifër tepër të kripur, ku klubi gjerman e vlerëson atë për më shumë se 100 milionë euro.

Jurgen Klopp, trajneri i Liverpool, foli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Leeds dhe u pyet në lidhje me Bellingham.

“Nuk kam asgjë për të thënë për këtë. Nuk ka të bëjë personalisht me lojarin, por nuk e kuptoj pse duhet të flasim për gjëra që nuk mund t’i kemi. Ne nuk mund të blejmë lojtarë me shifrën mbi 100 milionë paund në një merkato. Duhet të kuptosh se çfarë mund të bësh dhe më pas të punosh për të.

Kjo është puna jonë, ne nuk jemi fëmijë. Kur një 5-vjeçar e pyet se çfarë do për krishtlindje dhe ai të thotë një Ferrari, do të thuash se është shumë i shtrenjtë dhe se nuk mund ta ngasësh. Ne bëjmë gjithçka për të marrë atë që kemi nevojë dhe atë që duam, por ka raste kur nuk mundemi ta përballojmë dhe thjesht largohemi”, është shprehur Klopp duke i dhënë fund zërave për një transferim të mundshëm të Jude Bellingham te Liverpool.