Klopp: Do të ishim të çmendur nëse nuk do të interesoheshim për Fabio Carvalho

Liverpool dështuan të kompletonin një transferim për Fabio Carvalho, në minutat e fundit të merkatos së janarit.

Sport

04/02/2022 14:44

‘Reds’ kishin bërë ofertën e tyre, megjithatë, koha që kishin në dispozicion nuk iu mjaftoi për të finalizuar gjërat.

Lidhur me situatën së fundmi ka folur edhe Jurgen Klopp, i cili pranoi se kishte interesim. Madje, ai thotë se skuadra duhet të jetë e çmendur për të mos pasur interesim për atë lojtar.

“Nuk e di. Do të shohim. Ne dukshëm jemi të interesuar, do të ishte çmenduri nëse nuk do të ishim”, ishte përgjigja e Klopp, kur u pyet nëse pret që lojtari të përfundojë në ‘Anfield’, transmeton lajmi.net.

“Është e qartë që nuk është në dorën tonë. Ishte vonë para fundit të merkatos dhe nuk funksionoi. Shohim çfarë ndodh tani”, shtoi gjermani.

Përkundër dështimit që të sigurojnë Fabio Carvalho, Liverpool arritën të nënshkruajnë me Luis Diaz nga Porto. /Lajmi.net/