Klitschko s’po mund ta besojë që ka humbur

Wladimir Klitschko nuk po mund ta besoi ende se e ka humbur titullin e kampionit të botës.

Sport

30/11/2015 11:55

Boksieri ukrainas që përfaqëson Gjermaninë ka zbuluar sot me një shkrim në Twitter se po vuan shumë edhe dy ditë pas humbjes nga Tyson Fury.

“Nuk mund ta besoj se kam humbur. Unë jam duke vuajtur” shkruan Klitschko në Twitter.

Edhe gruaja e tij ka zbuluar për mediat gjermane se Wladimir Klitschko është në gjendje shoku pas disfatës dhe se gjendja e tij emocionale është e madhe, transmeton Indeksonline.