Klauzola “stratosferike” e Haaland te Man City

Është bërë publike klauzola e re e Erling Haaland te Manchester City.

Sport

13/05/2022 14:08

“Qytetarët” e konfirmuan të martën nënshkrimin me lojtarin të martën që lamë pas pasi paguan te Borussia Dortmund 60 milionë euro.

Gjithsesi, klauzola e re që mund ta bindë Cityn ta lirojë lojtarin është hiç më pak sesa 150 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Sipas Bild, palët kanë rënë dakord që norvegjezit t’i bëhet e mundur mundësia e largimit prej verës së vitit 2024.

Kontrata e tij me “Citizens” nuk skadon deri në vitin 2027. /Lajmi.net/