Klauzola e ‘çmendur’ që duhet të paguajë Barcelona për Mane

Barcelona duhet të paguajë të pakten 225 milionë funte nëse dëshiron të sigurojë shërbimet e yllit të Liverpoolit, Sadio Mane.

Sport

25/02/2020 15:13

Barcelona ka shfaqur interesim konstant për anësorin, por kjo shumë mund ta detyrojë ekipin spanjoll të tërhiqet nga kjo pistë.

Arsyeja se pse duhet të paguhet një shumë e tillë është klauzola me të cilën u ble Philippe Coutinho, sipas së cilës për çdo lojtar të Të Kuqve klubi blaugran duhet të paguajë 89 milionë funte më shumë sesa çmimi aktual i lojtarit, raporton The Mirror, transmeton lajmi.net.

Senegalezi këtë sezon ka arritur të shënojë 14 gola në Premierligë duke qenë ndër lojtarët kyç të skuadrës së Jurgen Kloppit.

27-vjeçari gjithashtu u tregua vendimtar edhe në ndeshjen e mbrëmshme (e hënë) që skuadra e tij, Liverpool, e zhvilloi kundër West Hamit. Sulmuesi realizoi golin e fitorës në dramën që përfundoi 3:2 në ‘Anfield Road’. /Lajmi.net/