Kjo është shuma e pabesueshme që paguajnë fëmijët për t’i shoqëruar lojtarët drejt fushës

Futbolli për vite më radhë është sporti më i dashur dhe më popullor në gjithë botën.

Sport

03/01/2019 18:52

Miliona tifozë gjatë gjithë vitit shpenzojnë shumë të mëdha parash për të ndjekur nga afër ekipet e tyre të zemrës.

Sigurisht që shpenzimet më të mëdha janë për tifozët që ndjekin ndeshje në La Liga, Bundesliga, Serie A dhe në Premierligë.

Madje në këtë të fundit, mund t’ju duket e pabesueshme por para paguajnë edhe fëmijët që shoqërojnë lojtarët derisa dalin në fushë para ndeshjes.

Shpesh ka ndodhur që në fytyrat e fëmijëve që shoqërojnë lojtarët drejt fushës të shihni lumturi pa fund.

Por para asaj buzëqeshje, qëndron një histori e hidhur.

Mediet në Angli kanë zbuluar se shoqërimi i lojtarëve u kushton shtrenjtë atyre fëmijëve, shuma që paguhen nga prindërit e tyre.

Skuadra më e shtrenjtë është West Ham, e cila kërkon 700 funte nga një fëmijë për t’i dhënë rastin për të shoqëruar një lojtar të zemrës drejt fushës.

Shumë të mëdha kërkojnë edhe Manchester United, Liverpool dhe Arsenal.

Skuadra më e lirë është ajo e Bournemouth, që kërkon 185 funte./Lajmi.net/