Kjo është radhitja e Kosovës në mesin e shteteve me rrjetin më të shpejtë në botë

Platforma 'Ookla', e cila merret me analizimin e përformancës së qasjes në internet, e ka radhitur Kosovën në vendin e 59-të për sa i përket shpejtësisë së rrjetit me 'Wi-Fi'.

Auto & Tek

29/07/2019 18:27

Shpejtësia e rrjetit në rajonin e Kosovës është vlerësuar të jetë aktualisht 38.04 Mbps, shpejtësi kjo e cila e ka zbritur atë nga vendi i 57-të. Këtë pozitë aktualisht e ka zënë Australia, me shpejtësi prej 38,54 Mbps, njofton lajmi.net.

Ndryshe nga Kosova, Shqipëria radhitet e 78-ta në mesin e shteteve me rrjetin ‘Wi-Fi’ më të shpejtë në botë, e cila është e vlerësuar të ketë 27,23 Mbps.

Ndërkaq, vendin e parë në këtë renditje nga indeksi i ‘Ookla’-s e zë Singapori, me shpejtësi prej 195,88 Mbps. Singapori ndiqet nga vendet, si: Hong Kongu, Korea Jugore, Monako, Shtetet e Bashkuara të Amerikës etj.

Për të arritur një renditje në këto kategori të testimit të shpejtësisë së rrjetit në indeksin e ‘Ookla’, secili vend duhet të ketë së paku 300 rezultate unike të përdoruesve.

Klikoni këtu për të parë renditjen e plotë të të gjitha shteteve. /Lajmi.net/