Kjo është arsyeja pse Leonora e vizitoi Kuvendin e Kosovës (FOTO)
Këngëtarja kosovare, Leonora Jakupi është parë sot në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.
ShowBiz
Prezenca e saj në këtë institucion të rëndësishëm ka tërhequr vëmendjen e gazetarëve të cilët i kanë bërë fotografi derisa ajo po i nënshtohej procedurave të kontrollit në recepsion.
Magazina.al merr vesh se këngëtarja e njohur ka qenë e ftuar nga zyra e Presidentës së Kosovës Atifete Jahjaga.
Leonora ka konfirmuar se ishte për vizitë në presidencë, por nuk ka dhënë detaje tjera për këtë takim në këtë institucion që është më i larti në hierarkinë e shtetit të Kosovës.


