Kim Kardashian i ‘nxjerr’ në shesh të gjitha me fustanin transparent

Kim Kardashian kishte veshur një fustan të markës “Versace” për ditëlindjen e 40-të të Kourtney.

ShowBiz

20/04/2019 23:58

Kim Kardashian mori vëmendje rrugës për në ndejën e ditëlindjes së 40-të të Kourtney, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Teksa po shkonte të mbushte veturën me derivat, Kim bëri të gjithë të kthenin kokën tek ajo në Los Angeles të enjten mbrëma.

38-vjeçarja dukej e pabesueshme në fustanin e shkurtër “Versace”, i cili ia theksonte format trupore.

Ajo ka ndarë në Instagram imazhe nga ndeja, ku ishte e pranishme edhe mikja e saj e vjetër, Paris Hilton. /Lajmi.net/